Sportet me dorë

KV Drita gjunjëzon edhe KV Golden Eagle Therandën

KV Drita në konkurrencën e meshkujve ka shënuar edhe fitoren e radhës, kësaj here duke gjunjëzuar ekipin KV Golden Eagle Therandën me rezultat të pastër 3:0.

Djelmoshat që drejtohen nga kryetrajneri Liridon Krasniqi, në tre sete ishin më të mirë se therandasit, të cilët u munduan të bëjnë rezistencë, por pa ia dalë që të vënë në pikëpyetje fitoren e pastër të KV Drita.

Në setin e parë mysafirët arritën të grumbullojnë 23 pikë e në setin e dytë ishin më të dobët, ngase u kufizuan në 19 pikë, derisa në setin e tretë arritën që të bëjnë më shumë rezistencë duke u ndalur në 22 pikë.

Me këtë fitore, pas 8 ndeshjeve të zhvilluara KV Drita ka  grumbulluar 21 pikë dhe është në pozitën e parë në klasifikim.

Fitore kanë arritur edhe skuadra e juniorëve, duke mposhtur me rezultat 2-0 skuadrën, KV Theranda.

KV Drita – KV Golden Eagle Theranda 3-0 (25-23), (25-19), (25-22).

Kryelajmi.com

You Might Also Like