Tri skuadrat e Anomoravës, Drita, Gjilani e Vllaznia, pas përfundimit të pushimit dimrorë me baticat e zbaticat e tyre nga sot fillojnë sfidat e tyre pranverore.
Nga:LIRIK BAJRAMI
Drita e cila gjatë stinorit vjeshtor u përforcua me pak futbollist por shumë cilësor, ajo megjithatë nuk msheh aspiratat e saja për titullin e Superligës dhe Kupën e Kosovës.
Duke e pasur parasyshë fondin të cilin e kanë “bardh e kaltërtit” në mesin e tyre dhe armatën e madhe të tifozrisë “Intelektualët, mbetemi me shpresë së Drita me plot arsye synon kurorat e dyfishta.
Por për t’ja arritur këtij qëllimi futbollistët e Dritës do ta kenë një emision tejet të vështirë, pasiqë skuadrat siq janë, Llapi, Prishtina, Feronikeli, Trepca’89 e Liria, kanë skuadra shum të forta dhe me futbollist të dëshmuar jo vetëm në futbollin e Kosovës por edhe atij të Shqiprisë.
Skuadra e Gjilanit, e cila pas dëmtimeve të mëdha që pati gjatë tërë edicionit vjeshtor duke i munguar në një ndeshje edhe nga 6 futbollist kyq të formacionit të parë, me mjaft sukses e ka shfrytzu pushimin dimror duke u përforcuar me disa futbollist cilësor, të cilët priten ta mbajnë barrën kryesore gjatë stinorit pranveror.
“Bardh e kuqët” e Gjilanit, në krye me trajnerin e mirënjohur Arbnor Morina, i cili këta futbollist i njeh në detale pritet të jenë “arrë e fortë”, për shumë skuadra në pjesën e epërme të tabelës, por Gjilani nuk do të hekin leht dorë nga Kupa e Kosovës dhe sa më lartë në tabelën e klasifikimit.
Vllaznia e Pozheranit e cila ishte hit në Superligën e Kosovës, nuk startoi ashtu siq duhet, pa pasur fushë të futbollit dhe me ndërrimin e shum trajnerve, Pozhoranasit I kishin humbur të gjitha shpresat për mbijetes, por “kuq e gjelbërtit” me të mbaruar stinori vjeshtor ata kanë larguar një formacion të tërë dhe kanë sjell një formacion të ri në krye me trajnerin Agron Selmanin, të cilët do të bëjnë qmosë që të befaspjnë për të mirë, por nuk do të dorzohen ashtu leht siq mendojnë disa skuadra.
Edicioni pranveror pritet të fillon në javën e ardhëshme emocionet po rikthehen në fushat e gjelbërta, se kush do të jetë triumfues karavani i garave është shum i madh por shpresojmë se në fund do të ngadhnjen futbolli, kualiteti e profesionalizmi.
Me të drejt futbolldashësit Gjilanas do të kenë rast që stinorin pranveror ta përcjellin nën ethe të futbollit .