Futboll

Drita, Llapi  apo Ballkani,  cila nga këto  ekipe i ka gjasat më të mira për t’u shpallur kampion

 

Kanë ngelur  edhe gjashtë xhiro deri në fund të Kampionatit në Superligën e Kosovës në futboll, kurse gara se kush do të bëhet  kampionë është shumë e nxehtë, shkruan  kryelajmi.com.

Ballkani, Llapi e Drita po  garojnë gati se me gjasa të barabarta për titull kampioni.

Qysh në xhiron e radhës  pozitat në tabelë mund të ndryshojnë, ngase të tre pretendentët i pret  një detyrë shumë e vështirë.

Ballkani, që është i  pari në tabelë i shkon Gjilanit, ekip që shumë vështirë po fiton, por edhe vështirë po i humb ndeshjet. Gjilanit i janë pikët shumë të nevojshme, ngase me mish e me shpirt po lufton për  t’i ikur barazhit, ngase atë hap pas hapi po e ndjek Feronikli ’74.

Edhe Llapin e pret një detyrë shumë e vështirë, ngase i shkon Prishtinës, e cila daljen në Evropë po e kërkon nëpërmjet Kupës së Kosovës, garë në të cilën qysh të mërkurën  do të përballet me  Dritën. Ndryshe, Prishtina luajti shumë mirë  ndaj Malishevës, të cilën e mposhti  në fushë të vet, andaj edhe me Llapin pritet ndeshje shumë interesante.

Nga të gjitha ekipet që synojnë titullin, Drita në dukje ka punën më të lehtë, ngase përballet me Dukagjinin. Klinasit dështuan keq fundjavën që shkoi, ngase nuk i dolën  që të mposhtin Lirinë e çregjistruar, andaj tash e kanë të rrezikuar mbijetesën. Ndryshe, Drita është në formën më të mirë të saj dhe pos fitores, çdo rezultat tjetër do të ishte një hap mbrapa në luftën për titull:

Drita,  Llapi dhe Ballkani deri  në fund do t’i zhvillojnë këto  ndeshje:

Orari i Dritës deri në fund

Dukagjini – Drita

Drita – Fushë Kosova

Prishtina – Drita

Drita – Feronikeli 74

Gjilani – Drita

Drita – Malisheva

Orari i Llapit deri në fund

Prishtina – Llapi

Llapi – Feronikeli

Gjilani – Llapi

Llapi – Malisheva

Llapi – Ballkani

Liria – Llapi

Orari i Ballkanit deri në fund

Gjilani – Ballkani

Ballkani – Dukagjin

Malisheva – Ballkani

Ballkani – Fushë Kosova

Llapi – Ballkani

Ballkani – Prishtina

Kryelajmi.com

You Might Also Like