Futboll

Arbnor Muja i shënon gol edhe Standardit të Liezhit

Ish-futbollisti i Dritës, Arbnor Muja, ka shënuar përsëri në Ligën elitare të Belgjikës kësaj radhe ndaj Standardit të Liezhit, të cilin Antwerp e mundi me rezultat bindës 4:1.

Pas një kundërsulmi të shpejtë ku kanë qenë të përfshirë tre lojtarë të Antwerpit, Muja, ka shpërthyer nga e majta dhe me një gjuajtje të saktë ka qëlluar këndin e poshtëm të djathtë të Standardit, kur kishte ngritur rezultatin në 2:0 për ekipin e tij.

Arbnor Muja për shumën e 400 mijë eurove kishte kaluar nga FC Drita në Antwerp, kurse më herët ai kishte qenë lojtar i Trepça ’89.

Në Ligën e Belgjikës prin Genku lider ka 55 pikë, i dyti është Union St. Gilliose, kurse i treti Antwerpi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like