Gjilan

“Durrësi Sh.p.k dhe “Buli Trade” mbështesin familjet në nevojë

Ahmet Osmani, me “Durrësi Sh.p.k, dhe, Burhan Ajeti, me “Buli Trade”, iu bashkuan aksionit të tyre vullnetarë për t’i mbështetur familjet në nevojë. Ky aksion i tyre bëhet për nderë të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj i cili i përkushtohet humanizmit dhe mbështetjes ndaj njëri-tjetrit.

Këto dy biznese të mëdha vendore, na janë bashkangjitur, kurdoherë, kur është bërë fjalë për solidaritet dhe trajtim më të mirë ndaj familjeve në nevojë. Këto dy biznese, udhëheqen nga dy familje jashtëzakonisht të mira, e të ndershme të Komunës së Gjilanit, të cilët me veprimtarit e tyre biznesore, po investojnë në rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve biznesore të tyre, si dhe, mbajtjen e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve.

Edhe familja Osmani, edhe, familja Ajeti, vazhdimisht kanë dhënë shumë në të mirë të vendit. Suksesi i madh i bizneseve të tyre, kanë bërë jehonë në krijimin e mundësive për të ndihmuar vazhdimisht familjet në nevojë.

Familja Osmani, me njerëz të përfaqësuar si Ahmeti, si dhe, familja Ajeti, me njerëz të përfaqësuar si Burhani, do të mbahen mend si shembulli më i mirë i krenarisë dhe përfaqësimit të familjeve të tyre, nga dy të rinjë, me ambicie dhe me zemër të madhe, siç janë, Ahmeti dhe Burhani.

Ju lumtë, djema. Po na bëni krenarë për çdo ditë, me gjeneratën e re, e cila përfaqëson vetëm vlera dhe traditë të popullit shqiptarë. Përgjithmonë mirënjohës!

You Might Also Like