Futboll

Edhe një brazilian te Gjilani

FC Gjilani si asnjë ekip tjetër në Kosovë ka bërë ndryshime në përbërje. Ekipi kuq e bardh është shëndërruar në një stacion të lojtarëve nga Shqipëria dhe të atyre përtej oqeanit Atlantik. Së fundi përforcimi i radhës vije nga Brazili. Mauricio Jose Marinho vie nga kampionati Brazilian, mbrojtësi shtatgjatë i qendrës karrierën e tij si futbollist e ka realizuar në vendlindjen e tij ku pati paraqitje në ekipe të ndryshme. Lojtari në skuadrën e Gjilanit vije nga ekipi Esporte Clube Democrata nga Brazili. Ai është i lindur në vitin 1993 dhe kishte një paraqitje edhe për ekipin e njohur brazilian Atletico Mineiro.

You Might Also Like