Sportet luftarake

Edonis Maliqi, boksieri më i mirë i Turneut Tradicional “Agim Rashiti”

Në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, është mbajtur Turneu Tradicional i Boksit “Agim Rashiti”, në të cilin kanë marrë pjesë boksierë nga të gjitha klubet kosovare, por edhe nga Maqedonia Veriore, gjegjësisht boksierë të klubit Kumanova.

Pas shumë betejave, që kryesisht ishin nga boksierë të rinj, juria treanëtarështe, përzgjodhi më të mirët.

Kështu, në bazë të vlerësimit të jurisë përzgjedhëse, Lorent Murati, u përzgjodh tekniku më i mirë i turneut. Epitetin e ballafaqimit më luftarak e mori ai ndërmjet Endi Surdullit dhe Valton Nezirit, kurse boksieri më me perspektivë, ai që pritet të ketë një të ardhme të ndritur u përzgjodh Enis Bajrami, derisa epitetin e boksierit më të mirë e mori boksieri i KB Drita nga Gjilani, Edonis Maliqi.

You Might Also Like