Braziliani Elton Cale ka njoftuar për largimin e tij nga kuqebardhët, pas tre vitesh.
Cale do kujtohet gjithmonë si një futbollist i cili nuk u largua nga skuadra e Gjilanit në momentet më të vështira, shkruan Gazeta OLLE.
Nga Tirana, Cale ishte ardhur në Gjilan, si një nga transferimet më të mëdha.
Por tani ka ardhur deri te ndarja në mes tij dhe klubit, ku këtë gjë e ka konfirmuar në rrjetet sociale.