Futboll

FC Drita po përgatitet në Bansko të Bullgarisë

FC Drita, nënkampion i Kosovës në futboll po i zhvillon përgatitet në qytetin Bansko të Bullgarisë. Drita që së shpejti pritet të zhvillojë ndeshjen në kuadër të Europa Conference League në kuadër të xhiros së dytë me ekipin Viktoria Plzen nga Çekia, në Bullgari ka udhëtuar pa disa nga lojtarët që tashmë janë larguar, por shumë syresh edhe janë afruar në ekipin bardh e kaltër nga Gjilani.

Në një njoftim të FC Drita është thënë se “Klubi jonë FC DRITA sot ka zhvilluar stërvitjen e parë në Bansko të Bullgarisë.

Ekipi është zhvendosur në shtetin Bullgar për të vazhduar me fazën përgatitore ku janë planifikuar edhe tri ndeshje kontrolluese për të cilat do të njoftoheni në ditët në vazhdim”./kryelajmi.com/.

You Might Also Like