Gjilan, Muzikë

Fëmijët impresionojnë kryetarin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë nikoqir i fëmijëve nga Festivali i Këngës për Fëmijë “Mollëkuqet”, të cilët i ka uruar për sukseset e arritura, sikur që i ka inkurajuar për angazhim edhe më të madh gjatë të ardhmes, dhe mbështetjen institucionale për pjesëmarrje edhe në festivalet jashtë vendit.

Haziri ka uruar fëmijët për sukseset e shumta që kanë prekur përmes pjesëmarrjes në festival të ndryshme që nga Gjilani, qytete të ndryshme të Kosovës, pastaj pjesëmarrje në festivalin e fëmijëve në Shkodër, Dibër, Kërçovë, Preshevë dhe qytete të tjera.

“Ju më keni impresionuar me energjinë e madhe dhe sukseset e arritura nga gara të ndryshme anë e këndë trojeve shqiptare. Mbështetja e Komunës do të jetë e përhershme dhe gjithnjë në funksion të krijimit të kushteve më të mira dhe më të lehta për pjesëmarrje nëpër festivale”, ka thënë kryetari, duke i uruar prindërit dhe mësimdhënësit për punën që bëjnë me këta fëmijë dhe me sukseset, që janë krenari e familjeve dhe pse jo edhe e Gjilanit.

Ndërsa, fëmijët që në këtë rast kishte solistë, valltarë, dhe instrumentistë, nën përcjelljen e mësueses Arta Haziri-Nuhiu, kanë bashkëbiseduar me kryetarin Haziri, kryesisht për karrierën e tij politike, ngjitjen drejtë majave të sukseseve qeverisëse e politike por edhe për familjen e tij dhe angazhimin në shkollë që nga fëmijëria.

 

You Might Also Like