Libri

“Fjalët lindën dritën e yjeve” përurohet në “Vjeshtën letrare të Gjilanit”

Këtë të shtunë, më 5 nëntor 2022, ora 12:00, në Bibliotekën e Re të qytetit në Gjilan
NJË BOTIM TEJET I RËNDËSISHËM PARAQITET E PËRUROHET NË “VJESHTËN LETRARE TË GJILANIT “
FJALËT LINDËN DRITËN E YJEVE është titulli i panoramës së poezisë moderne botërore, një botim kapital ky dhe tejet i rëndësishëm për letërsinë tonë , i përzgjedhur e përkthyer nga shkrimtari ynë i shquar Ramadan Musliu, vjen pikërisht në dyvjetorin e mungesës fizike të Tij, si shenjë përkujtimi e respekti për një krijimtari të begatë po edhe ejetë të dinjitetshme si dhe angazhim intelektual në shërbim të kombit.
E mbetur në dorëshkrim, botimi i kësaj vepre është një ngjarje e shënuar në jetën tonë letrare e kulturore, e cila ndodh falë Familjes së shkrimtarit Ramadan Musliu, që i jep udhë kësaj Panora,me dhe ia beson botimin Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, po edhe studiuesit të rryer të letërsisë sonë e shkrimtarit të shquar, Anton Nikë Berishës, njëri nga miqtë e ngushtë të Danit, i cili e redaktoi dhe e përgatiti profesionalisht për botim dhe tashmë do ta kemi në bibliotekat tona dhe në jetën tonë letrare.
Kjo vepër madhore letrare ku janë përzgjedhur 69 shkrimtarë të letërsisë botërore nga të katër anët e botës si dhe janë sjellur krijimet e tyre poetike që i përkasin letërsisë bashkëkohore botërore , vjen në Manifestimin “Vjeshta letrare e Gjilanit”, më 5 nëntor 2022, ora 12:00, pikërisht në dyvjetorin e shkuarjes në amshim të shkrimtarit Ramadan Musliu.
Përpos botuesit si dhe studiuesit e shkrimtarit të shquar, prof. dr. Anton Nikë Berishës, për këtë vepër që përherë të parë shfaqet në publik, do të flasin edhe Prend Buzhala, poet e kritik letrar si dhe përkthyesi ynë i ri, Elvi Sidheri .
Veprimtaria përuruese për këtë vepër, botimin e së cilës ka premtuar se do ta mbështet materialisht Banka Private e Biznesit, si bankë e vendit tonë, mbahet në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli”, e cila është pjesë e organizimit të këtij Manifestimi bashkë më Ars Clubin “Beqir Musliu”.

You Might Also Like