KULTURA

“Flaka e Janarit 2018” – Viti i Skënderbeut

 

Manifestimi i radhës “Flaka e Janarit 2018”, kësaj radhe do t’i kushtohet kryeheroit shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në 550- vjetorin e vdekjes, sikurse edhe 50- vjetorit të demonstratave të vitit 1968.

Për këtë qëllim, Bordi Drejtues ka nisur përgatitjet dhe që në fillim ka shpallur konkursin për katër shtyllat, në artin letrar, artin pamor, artin dramatik dhe artin muzikor.

 

 

  1. Arti Letrar

 

Komuna e Gjilanit, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit 2018”, shpall konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë ata që shkruajnë shqip, pikërisht në 550-vjetorin e vdekjes së kryeheroit shqiptar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut si dhe 50 vjetorit të demonstrative të vitit 1968, në Kosovë.

 

Tema e konkursit është e lirë. Konkursi është anonim, i hapur deri më 15 janar 2018 dhe me shifër. Punimet e pabotuara (në libra, gazeta e revista, portale, internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Gjilanit, Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport dhe në adresën elektronike: [email protected]

 

Rezultatet e konkursin shpallen në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës 2018”. Të gjithë konkurruesit duhet t’u përmbahen kritereve dhe afatit të konkurrimit.

 

Për tregim të shkurtër (deri në tri faqe me rreshta të rrallë)

Çmimi i parë….…………………………… 250 euro

Çmimi i dytë………………………………. 200 euro

Çmimi i tretë………………………………..150 euro

 

Për poezi (deri në 50 vargje)

Çmimi i parë.……………………………… 250 euro

Çmimi i dytë………………………………. 200 euro

Çmimi i tretë………………………………..150 euro

 

KONKURIMI PËR ÇMIMIN “PENA E FLAKËS”, 2018

 

Me qëllim të rritjes së cilësisë dhe vlerës artistike në Orën e Madhe Letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit”,2018  e njohur tashmë si PENA E FLAKËS, si dhe përzgjedhjes më meritore të poezisë fituese,  gjithë krijuesit e interesuar të hapësirave shqiptare dhe tjerët që jetojnë e krijojnë , ftohen për të konkuruar si dhe, nëse përzgjidhen, për të ardhur e lexuar krijimet e tyre në Gjilan, duke u bërë pjesë e garimit të mëtejmë për Çmimin kryesor të pjesës letrare të Manifestimit.

Poezia duhet të jetë e papublikuar dhe e pashpërblyer diku tjetër si dhe duhet të shoqërohet me një biografi krijuese të autorit si dhe dërgohen në këtë adresë:

Komuna e Gjilanit, Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe në adresën elektronike: penaflakes2018@gmail.com

Një juri letrare, e emëruar nga Organizatori përzgjedh 25 krijimet më të mira që lexohen në Orën e Madhe Letrare si dhe hyjnë në konkurim të mëtejmë për Çmimin “PENA E FLAKËS”, vlera e të cilit është 200 euro.

Autorët, krijimet e të cilëve përzgjidhen, njoftohen sëpaku pesë ditë para mbajtjes së Orës Letrare të Manifestimit.

Poezia e shpërblyer dhe tjerat që lexohen në Orën e Madhe letrare, publikohen në revistën letrare – kulturore AGMIA.

 

 

  1. Arti Pamor

 

Për punimet e sferës së Artit Pamor, për Ekspozitën kolektive mbarëkombëtare, që do të hapet në Galerinë e Qytetit. Të gjithë artistët profesioniste  mund të konkurrojnë me një (1) vepër, përmasat e së cilës duhet të jenë jo më të mëdha se 120 cm. (Çmimi blerës për fondin e galerisë – 500 € dhe tri çmime  tjera në vlerë prej 150 €). Punimet, jo më të vjetra se dy vite, teknikisht të përgatitura dhe të pa ekspozuara më parë, me tematikë të lirë, dorëzohen në Galerinë e Qytetit, gjatë orarit të ditët e punës, deri më 10 janar 2018.

Në konkurs, mund të marrin pjesë krijuesit e të gjitha zhanreve të artit pamor nga të gjitha trojet tona etnike, ndërkaq që punimet e përzgjedhura do të katalogohen.

 

 

 

  1. Arti Dramatik

 

Do të përzgjidhen pesë shfaqje teatrale, mundësisht  me përfaqësim nga trevat mbarëkombëtare, duke mundësuar prezantimin e vlerave më të mira të dramës shqipe.

 

 

 

  1. Arti Muzikor

 

Festivali mbarëkombëtar i këngës popullore në frymën e traditës fton interpretuesit e këngës popullore  shqipe. Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë interpretuesit e pasionuar, nga të gjitha trevat shqiptare, që kultivojnë këtë zhanër.

Mosha e lejuar – mbi 18-vjeç.

Te gjithë interpretuesit konkurrues do t`i nënshtrohen audicionit

Juria profesionale do të vlerësojë interpretuesit të cilët do të garojnë për këto shpërblime:

 

  1. a) Çmimi i parë – 500 euro
  2. b) Çmimi i dytë – 300 euro
  3. c) Çmimi i tretë – 200 euro.

 

Këngët do të interpretohen drejtpërdrejtë nën përcjelljen e orkestrës profesionale-Gjilan.

Afati i aplikimit është deri më 12 Janar 2018.

Aplikimi mund të bëhet në Njësinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan

Adresa: ndërtesa e Teatrit të qytetit, kati II ose në adresën elektronike:[email protected]

 

Ndërsa për “Xixat e Flakës” koncert i organizuar për fëmijë, me këngë të reja apo të kënduara, afati i aplikimit është deri më 9 janar 2018. Aplikimi mund të bëhet në Njësinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan, adresa: ndërtesa e Teatrit të qytetit, kati II ose në adresën elektronike:[email protected]

 

Konkursi është publikuar në gazetë “Zëri” (13 dhjetor 2017), në ueb faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit kk.rks-gov.net/Gjilan, në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook të Komunës, dhe në mediat online: Rajonipress.com, 2lonline.com, Xlpress.tv, Kryelajmi.com dhe Gjilani.info nga data 13-16 dhjetor 2017.

 

 

 

You Might Also Like