KULTURA

Në kuadër të Festave të Nëntorit UKZ ka organizuar promovimin e librit dhe filmit dokumentar për Aleksandër Moisiun

Në kuadër të Festave të Nëntorit , Pavarësisë së Shqipërisë, Datëlindjes së Komandantit Adem Jashari, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,UKZ ka organizuar promovimin e Libri “EMBLEMA” dhe njëherësh ka shfaqur filmi dokumentar “SIPARI” të autorit e regjisorit ISAK GUTA.

Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur Arsim Fehmiu, vëllai i aktorit Bekim Fehmiu. Ai e ka vlerësuar lartë punën e autorit e regjisorit Isak Guta, i cili, siç tha ai, është munduar aq mirë të përmbledhë në libër dhe dokumentar gjithë krijimtarinë e Aleksandër Mosisiut.

Ndërsa në emër të menagjmentit të Universitetit “Kadri Zeka”, ka folur prorektorja për çështje akademike, Shpresë Qamili. Ajo pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka thënë se e vlerëson lart jetën dhe veprën e aktorit Aleksandër Moisiut, duke shtuar se ai la gjurmë të pashlyeshme në skenën botërore të artit. Prorektorja Qamili njëherësh e ka vlerësuar lart dhe punën e bërë nga autori Isak Guta. Sipas saj e veçanta e këtij libri është se bën fjalë për një njeri të madh siç ishte Aleksandër Moisiu.

Ndërkaq me këtë rast u dha është premiera e filmit dokumentarë “SIPARI” i cili po ashtu i kushtohet jetës dhe veprës së Aleksandër Moisiut duke u përqendruar në ekspozitën e autorit Isak Guta me portretet e aktorit, që ishte hapur në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërsa autori i librit “EMBLEMA” dhe filmit dokumentar “SIPARI”, Isak Guta thotë se, sa më shumë që ka bërë për figurën e këtij aktori të shquar, aq më shumë është respektuar dhe nderuar nga të tjerët, prandaj sipas tij duhet gjithmonë të shkruajmë dhe të hulumtojmë për këta njerëz të mëdhenj që i kemi pasuri tonën, ka thënë autori Guta.

You Might Also Like