Futboll

Fshesa te Drita

Pas humbjes ndaj Malishevës, që kishte kuptimin edhe humbjen e titullit kampion, kryetari i FC Drita, Valon Murseli, në faqen e tij në facebook kishte postuar tri fshesa, që kishin kuptimin që në klub do të bëhen ndryshime dhe një gjë e tillë tash ka nisur të ndodh.

Në klubin bardh e kaltër mësohet se tashmë janë larguar tre lojtarë të huaj, qendërsulmuesi veriomaqedonas Marko Simonovski, lojtari me pak paraqitje Eko Mills si dhe braziliani Iran Junior, që më tepër luajti si zëvendësues. FC Drita nuk e ka bërë publike largimin e këtyre lojtarëve, por se është larguar nga klubi është e sigurt Hamdi Namani, i cili siç u tha u largua me marrëveshje të dyanshme. Burime nga klubi bardh e kaltër bëjnë me dije se është punë e kryer edhe largimi i lojtarit Tun Bardhoku, derisa priten edhe largime të tjera.

You Might Also Like