Kamenicë

Furra e bukës “Gjakova” u del në ndihmë banorëve të Dardanës

Situata e krijuar në Kosovë nga pandemia Covid 19, ka bërë që shumë biznese ti ngrisin qmimet e tyre duke ju vështirsuar edhe më shumë gjendjen e qytetarve.

Për bukëpjeksin, Isa Gutaj nga Gjakova, i cili tani e 10 vite me furrën e tij në Dardan (Kamenicë), po jep një kontribut të madh për qytetarët e kësaj ane saherë që është kërkuar nga ai.

Pas gjendjës së jashtëzakonshme të pandemisë së koronavirusit, Gutaj, këto ditë ju ka dal në ndihmë qytetarve të Dardanës  si asnjëherë më parë.
“Kam vendosur pas kësaj gjendje tejet të vështirë të popullit të Dardanës dhe gjithë popullit të Kosovës, të gjithë ata që kanë nevojë për buk munden të vin në furrë për tu shërbyer pa pagesë, përparsi kanë të gjithë ata njerz që janë me ndihmë sociale dhe që janë me nevoja të veqanta por edhe ata që janë në gjendje të vështirë ekonomike unë jam pjesë e këtij qyteti dhe dua që ta ndihmoj me zemër popullin tim me aq sa mundem”, ka bërë të ditur pronari i Furrës Gjakova, Isa Gutaj.

You Might Also Like