Sport Club Gjilani ka mirëpritur presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, i cili njëherit edhe ka ndarë policat e sigurimit për futbollistët.
FFK javë më parë ka arritur marrëveshje me kompaninë SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA – Kosovë për sigurimin e futbollistëve, projekt i cili tashmë ka filluar të zbatohet në terren.
I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit në vend, Ademi u shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje me të cilën përfitojnë klubet dhe vetë futbollistët.
Të gjithë në SC Gjilani e falenderuan Ademin dhe FFK-në për realizimin e projektit, i cili në rend të parë ka shëndetin e futbollistëve.