SPORTI

Gazetarët sportivë që lanë gjurmë në sportin gjilanas: Sylejman Ismajli

Sylejman Ismajli u lind në vit 1960 në Kopërnicë të komunës së Dardanës. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Gjilan, ka përfunduar Shkollën e Lartë Komerciale. Punën i si gazetar i sportit e ka filluar në vitin 2002 në Televizionin Lokal MEN në Gjilan, ku për pesë vite me radhë ka udhëhequr redaksinë e sportit, duke përgatitur storiet dhe duke komentuar të gjitha ndeshjet që zhvilloheshin në Gjilan, por edhe jashtë Gjilanit. Prej vitit 2005 ishte korrespondent i sportit në të përditshmen “Koha ditore”, gazetë në të cilën punoi deri në vitin 2011, për të kaluar më pas në të përditshmen sportive “Sport Plus”.

Për punën e tij si gazetar sporti, në Gjilan disa herë është shpallur “Gazetar i vitit”, çmim të cilin e ndanë Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte në Gjilan. Aktualisht jeton dhe vepron në Gjilan, ku vazhdon të ushtrojë profesionin e gazetarit sportiv në gazetën online rajonipress.com./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like