Edhe pse Gjilani e mbylli edicionin 2021/22 në vendin e tretë, në aspektin individual – Gerhard Progni ishte i pandalshëm.
Sulmuesi shqiptar ia doli që për 36 xhiro të zhvilluara në elitën e futbollit kosovar, të realizojë plotë 23 gola.
Me tre gola më pak, fantastik ishte edhe Kreshnik Uka i Drenicës, që pavarësisht formës së ekipit të tij, ia doli të tregonte cilësitë e tij mahnitëse.
Në vendin e tretë përfundoi anësori që vije nga Malisheva, Ermal Krasniqi – por që luan për kampionit ë këtij edicioni, Ballkanin, duke realizuar 16 gola.
Me 16 gola këtë sezon e mbylli edhe Marko Simonovski i Dritës, me ekipin që përfundoi si nënkampion.
Besnik Krasniqi i Prishtinës dhe Valmir Veliu i Llapit ia dolën që të realizonin nga 11 gola.
Nga nëntë gola kishin Blerim Krasniqi i Gjilanit dhe Ardit Tahiri i Dritës.
Altin Mërlaku i Dukagjinit dhe Ronald Soboëale i Malishevës realizuan nga tetë gola.