Gjilan

Gërryerjet në qendër të qytetit qesin në dritë kalldrëmin e dikurshëm të Gjilanit

Gërryerjet në rrugën kryesore prej rreth rrotullimit para Hotelit Kristal deri në rreth rrotullimin para Teatrit të Qytetit nxorën në pah kalldrëmin e dikurshëm, i cili në Gjilan kishte ekzistuar deri në fillimvitet e tetëdhjeta.

Pikërisht pas kësaj ngjarje, Kushtrim Kadriu, këshilltar komunal nga Lëvizja Vatra, ka theksuar se dalja në dritë e kalldrëmit të vjetër në Gjilan është një kujtesë e çmuar e historisë sonë.

Sipas tij, do të ishte mirë që ky kalldrëm të mos mbulohej apo të humbiste, por të merrej dhe të vendosej në një pjesë të përshtatshme të qytetit, si një monument i vogël që ruan kujtesën e Gjilanit të dikurshëm.
“Ruajtja e trashëgimisë kulturore është mënyra më e mirë për t’ua lënë brezave të ardhshëm një copëz të historisë dhe identitetit të qytetit tonë”, ka thënë Kadriu.

You Might Also Like