Në Marinë të Skenderajt, në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, është mbajtur një Ceremoni Gala, në përvjetoroin e njëzetepestë të Çlirimit të Kosovës.
Kjo ceremoni është mbajtur për të respektuar heronjtë e rënë të UÇK-së, ish të burgosurit politikë, aktivistët dhe të gjithë patriotët tjerë, gra e burra që kontribuuan për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.
Ceremonia Gala është frymëzuar nga mënyra se si Patriotët Amerikanë festojnë 4 Korrikun, festën e tyre të pavarësisë, kurse ideator i këtij koncerti ishte Fondacioni “Kosova 25”.
Ndër pjesëmarrësit, në këtë ceremoni ishte edhe sopranoja nga Gjilani, Elona Sadiku, e cila me një interpretim të shkëlqyeshëm të veprës “Ode to joy”, të Ludwig van Bethoven me version të André Rieu e përcjellë nga Kori Siperantum nën dirigjimin e Memli Kelmendi. Kjo vepër u dha në shenjë falënderimi për Bashkimin Evropian, në konrtibutin për çlirimin e Kosovës, kurse sopranoja Elona Sadiku interpretoi këtë vepër aq bukur, duke entuziazmuar publikun e pranishëm.
Në pikën kulmore të kësaj vepre, të cilën solistja Sadiku e performoi në mënyrë të shkëlqyeshme, plasën fishekzjarret. duke bërë një atmosferë të shkëlqyeshme. Gjithësesi se edhe paraqitja skenike e Elona Sadikut ka lënë përshtypje tek publiku, me një fustan të mrekullueshëm të punuar nga Shtëpia e Modës “Menakon” nga Gjilani dhe me një qafore me gur diamantesh që edhe më tepër i shtoi shkëlqimin në skenë.
Ndryshe në këtë koncert performuan edhe solistë dhe artistë të njohur kosovarë.