Në kuadër të rritjes së cilësisë dhe profesionalizmit të gjyqtarëve, Komisioni i Gjyqtarëve ka realizuar me sukses pranimin e gjyqtarëve të rinj të futbollit, si dhe avancimin e gjyqtarëve aktualë në të gjitha regjionet e Kosovës.
Në prezencen Kryetarit të gjyqtarëve z. Përparim Hasani dhe komisionit të FFK-së, në bashkëpunim me LRF Gjilan është mbajtur testi teorik për gjyqtarët fillestarë dhe ata të kategorisë së katërt.