Me krenari të madhe njoftojmë se talentët tanë, Engjëll Dalipi, Kejsan Mavriqi dhe Mal Devaja janë ftuar dhe janë pjesë e Kombëtares së Kosovës U18.
Ky është një vlerësim i merituar për punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre të vazhdueshme, por njëkohësisht edhe dëshmi e punës së palodhshme që po bëhet nga KV Drita Meshkujt me gjeneratat e reja.
Jemi jashtëzakonisht krenarë që tre volejbollistë të klubit tonë do të përfaqësojnë ngjyrat e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kjo arritje tregon se e ardhmja e volejbollit kosovar është në duar të sigurta dhe se KV Drita vazhdon të jetë një vatër e zhvillimit të talentëve të rinj.
I urojmë Engjëllit, Kejsanit dhe Malit shumë suksese me fanellën Dardane. Vazhdoni të na bëni krenarë! 

KV Drita Meshkujt – aty ku talenti zhvillohet dhe ëndrrat bëhen realitet.




