Muzikë

Gjilani do të bëhet me orkestër frymore

“Selman Vokshi”, është emri të cilin do ta mbajë Okrestra Fryme e Gjilanit, ku dje me datën 28 tetor të këtij viti është krijuar kjo orkestës.

Orkestra Frymore e Gjilanit, është e përbërë nga 30 profesionistë të fushë së muzikës, ata kanë paralajmruar se në ditët në vazhdim do të prezentojnë programin e tyre, po ashtu kjo orkestër pret përkrahje nga institucionet kulturore, komunale dhe qeveritare.
Themelimi Orkestra Frymore Gjilanit – Selman Vokshi

Sot më 28.10.2023 në Qytetin e Gjilanit është themeluar një orkestër frymore me emrin e Prof.Selman Vokshit, personalitet i shquar dhe me një kontribut shumë të veçantë në Gjilan dhe jo vetëm. Orkestra është e përbërë nga 30 profesionist të fushës së muzikës e kryesisht frymorë.Në ditët në vazhdim do të ju prezantojmë programin dhe perspektivën tonë.

Shpresojmë shumë që iniciativa jonë do të gjejë përkrahje pranë institucionëve kulturore si ato komunale por edhe qeveritare.

Ju Faleminderit.

You Might Also Like