Futboll

Gjilani e pret Lirinë, Drita i shkon Feroniklit ‘74

 

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së shtatë që janë në program për tu zhvilluar.

Orari do të jetë i njëjtë, ku ndeshjet fillojnë nga ora 15:00 dhe tre zhvillohen të mërkurën dhe dy të tjera të enjten.

Gjilani, që është i parafundit në tabelë, në fushën e vet këtë të mërkurë e pret Lirinë e Prizrenit, e cila në xhiron e fundit është mposhtur në fushë të vet me rezultat 3:5 edhe pse po fitonte me rezultat 3:0.

Drita, që më në fund bindi me lojë ndaj Prishtinës (3:0), të enjten udhëton në Drenas, ku do të përballet  me Feronilklin ’74.

Në kryeqytet Prishtina do të përballet me Dukagjinin e Klinës në ditën e enjte sfidë  interesante luhet edhe në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë, me Malishevën që është nikoqir i Llapit.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani të mërkurën luan në udhëtim te skuadra e rikthyer në elitë, Fushë Kosova.

You Might Also Like