Gjilan, 23 dhjetor 2017 – Në nivel të Komunës së Gjilanit, me mbështetjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, është mbajtur gjatë ditës së djeshme olimpiada matematike 2017/2018 për nxënësit e klasave të IX, X, XI dhe XII.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Bardhyl Syla, i cili edhe bëri hapjen e garave, ka thënë se Komuna e Gjilanit, organizimin dhe mbajtjen e garave jo vetëm të matematikës, por edhe në lëmitë e tjera, tani e ka bërë traditë dhe pjesë të planit të punës, duke reflektuar rezultate të një pas njëshme nga ana nxënësve, që arrihen me mbështetjen e fuqishme të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri.
“Ne si Drejtori e Arsimit edhe këtë vit, me mbështetjen e kryetarit të Komunës, në bashkëpunim me organizatoret e kësaj gare, brenda mundësive tona institucionale , jemi munduar të ofrojmë mbështetje teknike administrative dhe organizative me qëllimin më të mirë që nxënësit e shkollave tona të garojnë dhe të tregojnë talentin e tyre në lëndën e matematikës, duke nxitur konkurrencë jo vetëm në nivel kombëtar e mbarëkombëtar, por edhe në nivel ndërkombëtar”. Ka thënë ai.
Më tej Syla ka thënë se kjo garë është një sfid për nxënësit e shkollave tona dhe ka karakter për stimulimin e talenteve të rinjë nga fusha e matematikës.
“Kështu mundësohet dhe stimulohet konkurrencë. Ne zbulojmë talentë jo vetëm që mund të na përfaqësojnë në gara kombëtare e ndërkombëtare, por zbulojmë edhe ekspert e shkencëtar të ardhshëm të fushës së matematikës që do ti shërbejnë Gjilanit dhe Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ai, duke i uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për suksese.