Futboll

Gjilani merr dy përforcime

Klubi i Futbollit  “Gjilani” ka arritur marrëveshje me sulmuesin Vllaznim Jashari, i cili  rikthehet sërish për t’i mbrojtur ngjyrat e klubit për vazhdim të kampionatit.

Prezantimi i Jasharit do  bëhet nesër, teksa do pozojë me fanellën zyrtare të klubit. Kujtojmë që Jashari është produkt i akademisë së klubit, teksa karrierë ka bërë edhe jashtë vendit.

Gjilani gjithashtu ka arritur marrëveshje edhe me portierin e Rahovecit, Kenan Haxhihamza. Gjilani kishte nevojë edhe për një portier, pas largimit të Faton Malokut.

Ndeshjen e parë kontrolluese, KF Gjilani do t’a luajë kundër KF KEK-ut, në fushën me barë sintetik.

Gjithashtu,  Klubi Futbollistik “Gjilani” ka arritur marrëveshje edhe me disa futbollistë të tjerë, të cilët do i bëjë publike gjatë orëve në vazhdim, është njoftuar nga KF Gjilani.

You Might Also Like