Futboll

Stadiumi i Qytetit do të marr pamje evropiane

Skuadrat e futbollit të qytetit të Gjilanit KF Drita, KF Gjilani, KF Bashkimi dhe Shkollat e futbollit, tani e tutje nuk do t’ja kenë lakmi askujt sa i përket stadiumit, pasi stadiumi i qytetit në Gjilan shum shpejt do të ketë një pamje të re si shum fusha të futbollit në Evropë.

Gjithcka është në fazën përfundimtare të këtij projekti, duke dëshmuar se Komuna e Gjilanit së bashku me Ministrinë e Sporteve të Kosovës do të jenë akterët kryesor të këtij projekti sportiv.

“Ne jemi në fazën përfundimtare është bërë një punë shum profesionale nga ana jonë, është studiuar cdo detaj i këtij projekti të stadiumit të qytetit të Gjilanit, shikuesit do të kenë rast që në këtë stadium të kalojn qaste të bukura futbollistike”, ka bërë të ditur menaxheri i zyrës së projekteve në Komunën e Gjilanit Habib Mahmuti.

Mahmuti i cili spjegoi gjerë e gjatë në mënyrë profesionale cdo detaj se qka do të punohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

“Jemi në fazën përfundimtare që projekti të dërgohet në tenderim, të hartohet projekti të gjinden mjetet financiare dhe të fillohet të punohet, besoj se kjo gjë shum shpejt do të bëhet e diturë”, shprehet Mahmuti.

Se qfar pamje do të ketë stadiumi i qytetit në Gjilan në bazë të shikimit të projektit mund të thuhet lirisht se kemi të bëjmë më një stadium tejet funksional dhe modern.
“Stadiumit do ti rrënohet tërsisht tribunat në pjesën e zhveshtorës, gjithashtu do të bëhen riparime të mëdha si në ujësjells, kanalizim, do të ndërtohen tribuna edhe pas portave ndërsa një pjesë e tribunave do të ketë edhe mbuloj, do të ketë reflektorët dhe parashihet stadiumi të ketë rreth 10.000 ulëse, cdo person i deleguar në mënyrë zyrtare do ta ketë vendin e tij siq janë: gazetarët, kameramanët, personat e hendikepuar, musafirët special e kështu me radhë, mendoj se skuadrat e futbollit në komunën e Gjilanit shum shpejt do ti gëzohen këtij projekti të Komunës së Gjilanit”, thekson Habib Mahmuti.

You Might Also Like