Gjilan

Gjilani përfiton donacion pajisje për shëndetësinë nga organizata austriake “Rumanienhilfe”

Gjilan, 11 mars 2024 – Komuna e Gjilanit ka përfituar donacion për shëndetësinë nga organizata austriake “Rumanienhilfe”.

Drejtoresha për Shëndetësi, Doruntina Hasani, ka bërë të ditur se vlera e këtij donacioni është rreth 150 mijë euro.

Ajo ka shprehur falënderim për organizatën “Rumanienhilfe” për donacionin, duke thënë se tejet i nevojshëm për qendrat shëndetësore, për

shërbime sa më cilësore ndaj qytetarëve.

“Donacioni përfshinë shtretër elektrikë, karroca, komodina dhe pajisje të tjera ndihmese që do të jenë në shërbim të qytetarëve tanë përmes QKMF-së dhe qendrave të tjera shëndetësore. Mirënjohes e falenderues ndaj shoqatës dhe aktivistëve të saj”, është shprehur Hasani.

You Might Also Like