Skuadra e SC Gjilanit ka realizuar seancën e fundit stërvitore në prag të përballjes me FC Feronikeli ’74, i vlefshëm ky takim për xhiron e pestë në kampionatin Albi Mall Superligë.
Pas më shumë se dy javëve ekipi do të rikthehet të luaj sërish, mirëpo këtë herë para publikut të vet.
Me grupin e lojtarëve do jetë i gatshëm edhe Aridon Bllaca, i cili do të ftohet për herë të parë këtë edicion pas lëndimit që ka patur, ndërkohë që mungesa e vetme do jetë e mesfushorit Kushtrim Shabani, i suspenduar pas ndëshkimit me karton të kuq nga dueli i fundit kampional.
Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit ’74 do të zhvillohet të hënën më 16 Shtator në stadiumin ndihmës në Gjilan nga ora 15:00.