ARSIMI

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” vazhdon të realizojë projekte të rëndësishme

 

Drejtoria e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan dhe partnerët e saj ASSET PROGRAM dhe KEC (Kosovo Education Center”, por edhe MASHT-i kanë realizuar projekte të rëndësishme, duke bërë që mësimi në këtë vatër të arsimit të jetë edhe më cilësorë.

Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” që ka pranuar donacionin ka thënë se falë këtij projekti në kuadër të ASSET PROGRAM dhe KEC (Kosovo Education Center” për gjimnazin janë dhuruar disa pajisje që janë shumë të nevojshme.

Kështu Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” është bërë edhe me një printer të llojit Ender-3 Max, 3D Printer, 8 Electronic Kit, 4 Starter Kit dhe një TV LG 65UN&11C+ËALL Mount Kit.

Por nuk janë këto pajisjet e vetme, ngase ky gjimnaz falë MASHT-it (Ministria për Arsim dhe Shkencë) është pajisur edhe me mjete konkretizimi për disa lëndë dhe pajisje të tjera si për matematikë me këndmatës të madh të drurit, vizore të madhe prej drurit, kompas të madh të drurit, trekëndësh të madh të drurit.

Shkolla ka fituar edhe pajisje të tjera si: grabujë dore e metalit me bisht druri, shpuerse elektrike me dy bateri, metër vetëpaluese dhe çekan të vogël, kundrejt (vinkel), fshesë të madhe dore, fleks elektrik për prerje, lopatë për pastrimin e borës, shkallë të mëdha që zgjaten, shkallë të mesme, shkallë të vogla, dritë akumuluese emergjente, set çelësash të mbyllur, set kaçavidash të ndryshme, set darash, makinë profesionale autolarëse, makinë për hedhje dëbore me benzinë, karrocë veglash me rrota të manovrueshme, klima, shporta/kanta bërlloku, punimi i ulëseve, makinë kositëse, kabull vazhdues, thithëse, pajisje profesionale për pastrimin e dyshemesë, shporta të vogla, shenja lajmëruese emergjente, aparat zjarrfikës me pluhur të thatë, kuti të ndihmës së parë, arka të ndihmës së parë, aparat dezinfektues dhe karrocë për bartjen e mallit.

 

 

 

You Might Also Like