Në Gjimnazin Natyror „Xhavit Ahmeti“, Biblioteka në themelim e kësaj vatre të arsimit, çdo ditë po pasurohet me libra të rinj. Lexues të librit gjithmonë ka pasur, sikurse që ka pasur gjithmonë edhe dhurues të librit dhe njerëz që janë të përkushtuar në pasurimin e bibliotekave me libra. Falë nismës së profesorit Festim Shkodra dhe mirëkuptimit të drejtorit Hysen Matoshi dhe institucionit që ai drejton, Institutit Albanologjik të Kosovës, Biblioteka e Gjimnazit Natyror „Xhavit Ahmeti“ është pasuruar me shumë libra shkencorë, dhuratë nga instituti, gjë për të cilën nxënësit dhe mësimdhënësit i janë mirënjohës. Në shenjë falënderimi, Gjimnazi Natyror „Xhavit Ahmeti“ në Gjilan ka nderuar me mirënjohje Institutin Albanologjik në Prishtinë, për kontributin që ka dhënë në pasurimin me libra të bibliotekës në themelim. Festim Shkodra, mësimdhënës i matematikës në gjimnaz, në emër të drejtorisë, nxënësve dhe mësimdhënësve, ia ka dhuruar një mirënjohje prof. dr. Hysen Matoshit.
Drejjtori i Institutit Albanologjik, ka premtuar se institiucioni që ai drejton edhe në të ardhmen brenda mundësive të veta do t’a përkrah këtë gjimnaz dhe ka ftuar që edhe të tjerët të ndjekin këtë shembull dhe me libra të ndihmojnë këtë bibliotekë, por edhe bibliotekat e shkollave të tjera.