Gjilan

RDK, performancë me drita

Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan kanë organizuar një performansë këtë të enjte, me fanar në duar duke ndriçuar lagje të ndryshme të qytetit të Gjilanit.

Erlehta Osmani, kryetare e degës së RDK-së në Gjilan, ka theksuar se së bashku me të rinjtë e Rinisë Demokratike në Gjilan, ndriçuan disa lagje të qytetit tonë.

Ajo ka thënë se kishin disa moto si: “Dritat mungojnë ne qytetin tonë », “Energji Po, Ndriçim JO”,

“Gjilani ndriçohet vetëm nga YJET e Rinisë së RDK-së” etj.

Sipas Osmanit, kjo gjendje është e papranueshme dhe i tillë nuk duhet të jetë qyteti i Gjilanit, kurse Osmani, thekson se ata janë për ndryshime.

 

You Might Also Like