Viti

Haliti gjen mbështetje edhe te gratë e Vitisë që të vazhdojë qeverisjen e mirë në këtë komunë

Organizuar nga Forumi i Gruas së LDK-së është mbajtur sot në Viti një tubim parazgjedhor, me shoqatat e grave të Vitisë dhe vajza të kësaj komune me ç’rast është prezantuar edhe planë programi i kësaj partie për mandatin e ri qeverisës, njofton PlusTv përcjell “Kryelajmi”.

Në këtë tubim, kryetarja e FG të LDK-së, Fatbardha Emini, tha se gjatë mandatit të ri të Kryetarit Haliti, përkrahja për gratë në të gjitha segmentet e jetës do të jetë edhe më e madhe. Ajo shtoi se ky masivitet i grave në këtë takim, është dëshmia më e mirë se gratë vitiase dhe vajzat e reja, i janë bashkangjitur të vendosura vizionit të LDK-së për zhvillim dhe për fuqizimin e gruas në biznes dhe në vendimmarrje dhe në aspektin e barazisë gjinore.

Ajo ka thënë se qëllimi i LDK-së në vazhdimësi ka qenë që gratë të jenë pjesë themelore e të gjitha proceseve në Komunën e Vitisë.

Kurse, nënkryetari i LDK-së njëherësh edhe nënkryetar aktual i komunës, Hasan Aliu, u shpreh i bindur në fitoren e kryetarit Haliti, pasi siç tha si, masiviteti i këtij tubimi me gratë dhe vajzat vitiase ia shton edhe më shumë bindje LDK-së se pas 22 tetorit do të udhëheqë komunën edhe në një mandat tjetër.

“Pjesëmarrja juaj na jep bindjen se LDK-ja do të fitoj bile pa balotazh, që në raundin e parë”, u shpreh ai derisa theksoi rëndësinë për të mbështetur gratë edhe në të ardhmen në fushat ku ato kërkojnë mbështetje nga institucionet komunale si në aspektin ekonomik, të punësimit edhe në atë social e arsimor.

I pranishëm në këtë takim, ka qenë edhe përgjegjësi i zyrës për investime në Viti, Mentor Rexhepi, zyre kjo e cila gjatë viteve të fundit, gjatë mandatit të kryetarit Sokol Haliti, u ka dhënë mbështetje në forma të ndryshme grave në aspektin e punësimin dhe hapjen e bizneseve të ndryshme që tash janë të drejtuara nga gratë dhe ku fal përkrahjes së komunës me donatorë dhjetëra biznese ku gratë janë të angazhuara funksionojnë më suksesshëm.

“Jemi këtu për të ju treguar krejt çfarë kemi bërë si zyre komunale dhe çfarë mund të bëjmë së bashku për të mbështetur gratë vitiase në fushën e punësimit dhe të zhvillimit ekonomik. Që kur funksionon zyra kemi ndihmuar gratë si në planin individual dhe atë grupor për qasje në biznes dhe në tregun e punës. Grave afariste, shoqatave të tyre që merren me veprimtari biznesore, pas mbështetjes që u ka ofruar komuna me donatorë të shumtë përmes projekteve në bashkëfinancim me komunën kanë përfituar duke hapur e zgjeruar kapacitetet e tyre zhvillimore dhe prodhuese,” tha ai ndër të tjera.

Rexhepi tha se komuna planifikon të dyfishojë buxhetin e subvencioneve në fushën e përkrahjes së gruas në biznes ku gratë do të kenë përparësi për të qenë përfituese si për subvencione ashtu për grante.

Ai gjatë takimit me shoqatat e grave të Vitisë, tha se avancimi i rolit të gruas në shoqëri do të jetë ndër prioritetet më kryesore për komunën edhe në të ardhmen.

Në këtë tubim të pranishme ishin edhe kandidatet e kësaj komune për këshilltare komunale nga radhët e LDK-së /Aziz Zuka

 

You Might Also Like