Futboll

Humbje e ëmbël e Dritës

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit me Ballkanin me rezultat 1:2, por kjo humbje mund të cilësohet e ëmbël, ngase Drita është shpallë kampione. Ndonëse ka pikë të barabarta me Gjilanin, që është i dyti, Drita ka bilanc më të mirë në ndeshjet e ndërsjella dhe për të tretën herë është shpallur kampione e Kosovës.

Goli i parë është shënuar nga vendasit në minutën 14, kur Visar Berisha ka tundur rrjetën e Malokut.

Gëzimi i Ballkanit ka zgjatur pak minuta, ngase në minutën 32, Xhevdet Shabani nga ndërprerja ka realizuar një gol shumë të bukur për të barazuar në 1:1.

Vendasit ia kanë dalë të shënojnë edhe një gol në pjesëlojën e dytë, që doli të jetë goli i fitores. Realizator ishte Mirlind Daku në minutën 60.

Ndonëse humbi Drita u shpall kampione dhe do t’a përfaqësojë Kosovën në Nyon të Zvicrës, ku do të mbahen kualifikimet për Champions League, ku pjesëmarrëse janë katër ekipe nga Kosova, San Marino, Andorra dhe Irlanda e Veriut.

You Might Also Like