Gjilan

Hyseni: Thirrjes sonë kundër bllokimit të buxhetit i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e shoqatave

Kuvendi Komunal, i Gjilanit mblidhet nesër në seancë urgjente për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me bartjen e mjeteve dhe miratimin e buxhetit për vitin 2025.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe përfaqësuesit e shoqatave, kërkojnë nga  opozita që të miratojnë bartjen e mjeteve dhe buxhetin.

“Opozita me lojëra politike po i humb miliona Gjilanit. Thirrjes sonë kundër bllokimit të buxhetit i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e shoqatave”, tha Hyseni.

I pari i komunës, tregoi se në konferencë për medie i kërkuan opozitës të ndalojë lojërat politike dhe të mendojë për qytetarët e Gjilanit.

“Mos shfrytëzoni buxhetin si mjet për poena politikë. Kjo është papërgjegjësi ndaj qytetarëve”, tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like