Për trajnerin mitrovicas Shpëtim Idrizi, fitorja e skuadrës së tij ishte e merituar dhe se kujtimet e ndeshjes së parë 4-1 janë ende të freskëta.
“Trepça ’89 ka merituar më shumë se pikët aktuale. Këtë ndeshje e fituam me plotë meritë, pasi që kemi punuar shumë edhe në fazën defensive të mbrojtjes. Duket se kujtimet nga ndeshja e parë (4-1) janë ende të freskëta dhe lojtarët tanë e shfrytëzuan këtë rast për të shënuar një fitore të radhës”, deklaroi Shpëtim Idrizi pas ndeshjes.
Ruajtja e portës së paprekur në dy ndeshjet e fundit duket se e ka gëzuar tej mase teknikun mitrovicas.
“Në dy ndeshjet e fundit nuk kemi pësuar gol dhe ky fakt më gëzon”, përfundoi Idrizi.