« Intelektualët », tifozët më të flaktë të Dritës nuk janë të dekurajuar me rezultatet e fundit të klubit të tyre të zemrës, që deri më tashti ka shënuar vetëm një fitore dhe radhitën të fundit në tabelë.
Për më tepër « Intelektualët » i kanë ftuar qytetarët që të jenë pjesë e kryendeshjes, ngase kjo ndeshje është krenaria e qytetit, kurse rezultatet e fundit për ta janë një motiv shtesë për të përkrahur Dritën edhe më shumë.
Ndeshja Drita – Gjilani do të luhet këtë të premte, me fillim në ora 15.