Futboll

Ylli i dikurshëm i KF Gjilani i dha fund beqarisë

Arben Zeqiri, ish- futbollist i KF Gjilani i ka dhënë fund beqarisë. Ai të dielën që e lamë pas është martuar me Nora Hysenin nga Gjilani. Nora është vajza e ish-kryetarit të Gjilanit, Xhemajl Hyseni.

Ai fejesën me Norën e kishte bërë në ndërtesën më të lartë në botë Burj Khalifa të Dubait në vitin 2017.

Arben Zeqiri, që ndryshe njihet edhe si ikonë e futbollit gjilanas për shumë vite kishte djersitur petkun e KF Gjilani edhe atë që nga viti 2000 e deri më 2014, duke qenë ikonë e këtij klubi, kurse falë lojërave të mira të tija ai një vit ishte shpallur sportisti më i mirë në Gjilan.

Krahas lojës së futbollit, Arben Zeqiri ka përfunduar edhe studimet master për Kulturë Fizike dhe Sport dhe është profesor në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan, sikurse që drejton një shkollë futbolli, ku zejen e trajnerit e ushtron me gjenerata të reja.

Për një kohë, Arben Zeqiri ka punuar edhe si trajner fituesi në Gardën e Mbretit në Dubai dhe tash së fundi është tejet aktiv si analist futbolli nëpër televizionet tona.

Kryelajmi.com ua përcjell disa nga fotot ekskulzive që i kanë bërë Arbeni e Nora.

 

 

 

You Might Also Like