Futboll

Ismajli ka përgëzuar futbollistin gjilanas Arnis Latifaj për sukseset e arritura në Europë

Gjilan, 6 maj 2019 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur në takim futbollistin e njohur gjilanas, Arnis Latifaj, i cili aktualisht është duke dhënë kontributin e tij në ekipin nga Spliti i Kroacisë konkretisht në ekipin, KF “Solin”.

Nënkryetari ka thënë se talentët gjilanas janë gjithandej duke dhënë kontributin e tyre në të gjitha fushat e veçanërisht në sport.

“Të rinjtë e Gjilanit janë duke dhënë kontributin e tyre të çmuar në shumë fusha, e veçanërisht në sport. Arnisi ka qenë futbollist në KF Gjilani, pastaj ka luajtur për një kohë të gjatë në klubin “Rupel Boom” dhe “Royal Antwerp” në Belgjikë, pastaj në Çeki, për t’u huazuar nga belgët prej ekipit të Splitit. Gjilani, krahas krenarisë, do të jetë gjithnjë mbështetës i talentëve dhe të rinjëve nga të gjitha fushat, të cilët për qytetin e tyre sjellin gjithmonë epitete suksesi e krenarie”, ka thënë nënkryetari, Ismajli.

Arnis Latifaj, i cili është një moshën ideale të tij si futbollist 20 vjeçar, ka thënë se si anëtar i klubit belg tashmë i huazuar në ekipin nga Spliti i Kroacisë, është krenar me sukseset e arritura dhe gjithmonë mban kujtimet e tij për hapat e parë, stërvitjet dhe lojërat e zhvilluara në Kosovë e veçanërisht  gjatë kohës sa ishte pjesë e KF “Gjilani”.

You Might Also Like