Bekim Isufi, kryetrajner i Dritës është ndarë i kënaqur me ekipin e tij.
“Feronikeli ra në detyrat e veta. Kundërshtari u pozicionua mirë, por nuk qëndroi. Ne dominuam në mesin e fushës, respektuam kundërshtarin, por në pjesën e dytë loja individuale e lojtarëve e bëri dallimin dhe ne e shfrytëzuam këtë dhe ia dolëm të shënojmë tri herë. Është keq që u takuam kaq herët me Feronikelin, ngase kjo ishte finale para finales”, tha Isufi.