Pas shpalljes së rezultateve nga ana e Jurisë profesionale të konkursit anonim letrar, “Flaka e Janarit”, 2024, në përbërje, Emin Azemi, Zyrafete Shala dhe Nexhat Rexha , më 31 janar 2024 si dhe publikimit të tyre nëpër media e portale të ndryshme, deri më tash kanë dëshmuar autorësinë e tyre, pesë fitues.
Autore e poezisë , “Etyd për violonçel”, me shifër “Arbereshja”, që fitoi çmimin e parë, është poetja Naime Beqiraj nga Peja
Autor poezisë që fitoi çmimin e dytë, me titull, ” Në emër të atit”, me shifër, “Tenebris Hospes”, është poeti Sabit Bajraktari, nga Suhareka, i cili prej vitesh jeton e krijon në Itali.
Ndërsa autor i poezisë, “Ti nuk e di, prandaj flet “, me shifër “Ezra”, që fitoi çmimin e tretë, është poeti Kadri Mehmeti, nga Skënderaji
Gjithashtu, janë deshifruar edhe dy fituesit e çmimeve për tregim të shkurtër, përkatësisht çmimi i dytë dhe i tretë, ndërsa fituesi i shpërblimit të parë të tregimit, “Në autobus”, ende nuk dihet
Autor i tregimit me titull, “Maria Rosseti”, ( shifra, Gjon – Luigji”, që u shpërblye me vendin e dytë është Hevzi Mustafa, krijues nga Gjilani,
E, autore e tregimit “Hija”, me shifër “Kënga e shiut” , që fitoi vendin e tretë, është krijuesja nga Burreli, Linditë Doda
E njëjta Juri, ka propozuar që të botohen në revistën letrare apo në një përmbledhje të veçantë, shumica dërmuese e tregimeve, ngase plotësisht i përmbushin kriteret letrare, si dhe një listë prej 10 poezishë, në revistën letrare, AGMIA.
Listën e këtyre krijimeve do ta publikojmë sapo ta marrim të plotë nga ana e Jurisë.