Futboll

Juniorët e Gjilanit si Bayern e Manchester City

Juniorët e Klubit të Futbollit Gjilani kanë diçka të përbashkët me Bayernin e Mynihut dhe Manchester City. Ata shumë xhiro para përfundimit të kampionatit në Superligën e Juniorëve kanë siguruar titullin dhe pa brenga e presin fundin e kampionatit, njwjtw sikurse qw kishin bwrw edhe dy klubet e mwdha evropiane.

Kjo përbërje e lojtarëve të rinj, që udhëhiqet nga kryetrajneri Refik Rexhepaj, me plot meritë e ka siguruar titullin e kampionit, duke mundur ekipet që i dolën përpara. Ndonëse të rinjve të Gjilanit u duhej vetëm një pikë për të siguruar titullin, ata kanë shkëlqyer edhe këtë të shtunë, kur në Podujevë kanë mundur Llapin me rezultat 3:2.

Futbollistët e Gjilanit, në 25 ndeshje sa i kanë luajtur deri më tashti, kanë shënuar 20 fitore, kanë arritur 3 barazime dhe kanë pësuar vetëm 2 humbje. Ata kanë shënuar 77 gola, apo mesatarisht 3,08 gola për ndeshje. Në po aq ndeshje të luajtura, porta e Gjilanit është tundur 28 herë, apo mesatarisht 1, 12 gola për ndeshje. Këto statistika pritet të përmirësohen edhe më shumë në ndeshjet në vazhdim, ngase juniorët e Gjilanit gjithnjë kanë patur paraqitje të mira.

Gjithsesi se për këto suksese merita kanë të gjithë, kryesia e klubit, lojtarët e shtabi teknik, por ndër më meritorët është kryetrajneri Refik Rexhepaj, i cili prej një ekipi që garonte në rang më të ultë garash, ka arritur që t’a inkuadrojë në Superligë dhe menjëherë, që në sezonin e parë në elitën e futbollit për të rinj, ai u shpall kampion, bile pa pritur shumë xhiro që të përfundojë kampionati, ngase që tashti ekipi i Gjilanit që ka 63 pikë të tubuara është 20 pikë më shumë se sa i dyti në tabelë, Fushë Kosova, që ka grumbulluar 43 pikë.

Me këtë përbërje të lojtarëve të rinj që ka ekipi i Gjilanit, e ardhmja e këtij klubi është e sigurt, vetëm se këtyre lojtarëve duhet dhënë hapësirë më tepër e ata sigurisht se do të dinë që ta shfrytëzojnë.

You Might Also Like