Futboll

Armend Miftari, emrohet ndihmëstrajner i dytë te KF Vllaznia

Ka ditë që Vllaznia e Pozharanit ka nisë me pregatitjet për fillimin e kampionatit të ri të Ligës së Parë .Pos risive që kanë të bëjnë me pruarjet e futbollistve në këtë klub me traditë mbi 47 vjeqare, klubi pozharanas kurr dhe asnjëherë nuk I ka harruar edhe ish lojtarët që kanë derdhë djersë me vite në këtë klub .E kjo shihet edhe me rastin e ish lojtarit Armend Miftari,I cili e nisi dhe e përfundoi karierën sportive në Vllazni. Me propozim të drejtorit sportiv të Vllaznisë Agon Pira, këto ditë Armend Miftari është emruar ndihmës trajner I Vllaznisë dhe do të ndihmoj Kryetrajnerin Erdin Hashani dhe ndihmës trajnerin Elmaz Halimi në pregatitje të skuadrës për kampionatin e ri.
Në një prononcim për gazetën Armend Miftari ka thënë se ndihet I nderuar që është emruar në këtë pozitë dhe se do të angazhohet me tërë kapacitetet që klubi I zemrës Vllaznia të arrinë rezultate inkurajuese në kampionaatin që pritet të rinisë nga fundi u muajit Shtator. Aziz Zuka
Foto : Armend Miftari

You Might Also Like