Ka vdekur infermierja Safete Fetinci
Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, përmes një shkrimi në Facebook.
“Ne, punëtorët e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan humbëm kolegen e nderuar, punëtoren e dalluar në SPGJ dhe shumë të dashur në repartin e Urologjisë. Safetja për shumë vite deri në ndarjen e saj nga jeta ka qenë me detyrë kryeinfermiere në repartin e Urologjisë”, thuhet në njoftimin e spitalit.