Shëndeti

Pensionohet dr. Ukshin Ismajli

Në Spitalin Rajonale të Gjilani pas një pune mbi katër dekada në këtë spital është pensionuar zyrtarisht dr. Ukshin Ismajli, anesteziolog.

Dr. Ukshin Ismajli, në disa mandate kishte qenë edhe drejtor i Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe gjatë punës mbi katërdhjetëvjeçare në këtë institucion rajonal të shëndetit, ai kishte arritur suksese të mëdha.

Këtë të premte në këtë Spital është organizuar një ngjarje përshëndetëse, ku për kontributin e dhënë dr. Ukshin Ismajli është nderuar me mirënjohje.

You Might Also Like