Ka ndërruar jetë Shyhrete Berisha Agushi, infermiere në Spitalin Rajonal të Gjilanit, lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarë dhe kolegë të të ndjerës.
Familjarët kanë bërë me dije se varrimi i saj do të bëhet sot, e shtunë më 13.07.2024, në ora 13⁰⁰ në Varrezat e Qytetit nëë Gjilan.
Drejtoresha e Inf. msc. Vlora Shalaj në një postim dedikuar infermieres Shyrete Berisha Agushi ka shkruar
Me hidhërim të thellë dhe zemër të rënduar, njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të dashur dhe të përkushtuar, Shyhrete Berisha Agushi. Si një infermiere dhe instrumentare e shkëlqyer, ajo ishte një shembull i vërtetë i përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit në çdo hap të punës së saj të përditshme.
Shyhretja ishte më shumë se thjesht një kolege. Ajo ishte një mikeshë e vërtetë, gjithmonë e gatshme për të ndihmuar dhe për të mbështetur të gjithë ata që e rrethonin. Përkushtimi i saj për pacientët dhe kolegët e saj ishte i pashoq. Në çdo moment, ajo tregonte një kujdes të veçantë, një ngrohtësi të sinqertë dhe një dashuri të madhe për profesionin e saj.
Puna e saj në sallën e operacionit ishte gjithmonë e përsosur dhe plotësisht e përkushtuar. Preciziteti dhe qetësia që ajo tregonte në ato momente delikate ishin një garanci për suksesin e çdo ndërhyrjeje dhe një burim sigurie për të gjithë ekipin. Për të, çdo pacient ishte i veçantë dhe çdo detyrë ishte një mundësi për të dhënë më të mirën e saj.
Në këto momente të vështira, ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e saj. Humbja juaj është humbja jonë dhe ne ndiejmë dhimbjen tuaj në zemrat tona. Jemi të gjithë me ju në këtë kohë zie dhe ju sigurojmë për mbështetjen tonë të plotë.
Kujtimet me Shyhreten do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona. Puna e saj e palodhur, përkushtimi dhe dashuria për këtë profesion do të jenë gjithmonë një frymëzim për ne të gjithë. Le ta kujtojmë me dashuri dhe respekt, duke vazhduar të ndjekim shembullin e saj të shkëlqyer në përkujdesjen dhe dedikimin për pacientët tanë.
Pusho në paqe, Shyhrete Do të na mungosh pafundësisht dhe do të kujtohesh gjithmonë me shumë dashuri dhe respekt.
Ndërsa familjarë të ndjerës kanë shkruar
Lajm i trishtë dhe i pikëlluar për mua dhe familjen…
E dashur mbesë-motër, ike shumë shpejtë dhe në moshë të re nga kjo botë! Sëmundja e mallkuar të çoi drejtë në rrugën e pakthyeshme, atëherë kur askush nuk e priste. Ndarja jote nga jeta na ka pikëlluar shumë te gjithëve. Fjalët janë të vështira për tu gjetur në këto momente trishtimi e dhimbje. Ti ishe simbol i mirësisë, dashurisë e respektit ndaj të gjithëve.
Ti do mbahësh mend gjatë si një njeri e urtë, e mençur, familjare shumë e devotshme dhe profesioniste e shquar që la gjurmë aty ku punove mbi dy dekada në Spitalin Regjional të Gjilanit. Pusho e qetë.
-Varrimi bëhet sot, 13.07.2024, në ora 13⁰⁰ në varrezat e qytetit të Gjilanit.