Gjilan

Kadriu: Asambleistët e Gjilanit fitojnë tri çmimet e para në nivel vendi

Kryesuesi i Kuvendit të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka qenë pjesëmarrës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për performancën e asambleistëve komunal, ku ai pati kënaqësinë të njoftojë se asambleistët e Gjilanit kanë fituar tri çmimet e para në nivel vendi shkruan Radio Star.

Në fjalimin e tij, Kadriu ka uruar dhe përgëzuar asambleistët gjilanas për angazhimet dhe punën e tyre të palodhur, duke theksuar se ky sukses është një arsye për krenari për të gjithë Kuvendin dhe Komunën e Gjilanit.

Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe profesionalizmit të treguar nga këta asambleistë, të cilët kanë sjellë një ndikim pozitiv në komunitet dhe kanë kontribuar në zhvillimin e tij të qëndrueshëm.

“Asambleistët e Gjilanit fitojnë tri çmimet e para në nivel vendi, sot gjatë ndarjes së çmimeve për performancën e asambleistëve komunal të monitoruar nga “Helvetas” dhe “Demos”, asambleistët tanë fituan tre çmimet kryesore.
Këshilltarët fitues të çmimeve janë: Gentrit Murseli, Çmimi kryesor si dhe Gresa Avdiu e Besnik Shala, ky sukses na bënë krenar ne si kuvend dhe si komunë, i urojmë këshilltarët fitues për punën dhe për vlerësimin e tyre, duke u dëshiruar sukses të mëtutjeshme” tha Kadriu në fjalën e tij./radiostar/

You Might Also Like