Kamenicë

Karaqeva e Poshtme po përballet me problemin e ujërave të zeza

Banorët e fshatit Karaqevë e Poshtme të Komunës së Dardanës vazhdimisht kanë bërë kërkesa për zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballën banorët e këtij fshati të brezit kufitar.

Siç ka theksuar Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale, Karaqevë e Poshtme, ata vazhdimisht i janë drejtuar kryetarit të komunës së Dardanës, Kadri Rahimaj, që t’u dalë në ndihmë banorëve të këtij lokaliteti, kurse problemi më i madh me të cilin po përballen ata vazhdon të jetë ai i problemit të ujërave të zeza.

“Këto kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhër deri më tashti përkundër kërkesave të shpeshta”, ka thënë Lenjani, që ka vazhduar se nëse vazhdohet kështu është shumë rrezik që të vije deri te ndonjë pandemi, andaj siç ka shtuar ai mbeten me shpresë se këta qytetarë nuk do të jenë të harruar./kryelajmi.com/.

You Might Also Like