Futboll

KEK-u – Gjilani, ky është rezultati

 Gjilani e ka nisur kampionatin e ri në futboll me fitore, në ndeshjen që e ka zhvilluar ndaj ekipit të ri të KEK-ut. Me përbërje krejtësisht të re në krahasim me ekipin e stinorit të kaluar, Gjilani mëton që sivjet të jetë më i suksesshëm.

Kuq e bardhët shumë herët kanë ardhur në epërsi edhe atë që në minutën e dytë, kur pas një gabimi të portierit vendas Ardit Nika, shqiptari Brunild Pepa nuk e pati të vështirë që të fus topin në portën e pambrojtur.

Dukej se Gjilani do t’a ketë lehtë t’a ruaj rezultatin, bile edhe të shënojë ndonjë gol tjetër, por shumë shpejt ka ardhur dënimi, kur pas një kundërsulmi të shpejtë Muhamet Rakovica ka gjuajtur furishëm dhe ka mposhtur portierin Kaqiu.

Deri në fund të pjesës së parë Gjilani ia ka dalë që sërish të kthej epërsinë me një gol që e ka shënuar lojtari Trevis Cesar, i cili ka shfrytëzuar një pakujdesi të mbrojtjes së KEK-ut.

Gjilani e ka nisur mirë pjesën e dytë, bile pati një rast të mirë në minutën 55, kur Endri Magani harkoi bukur në zonë, por Pepa nuk ia doli që të fus topin në rrjetë. Kjo sikur iu hakmorr atyre, ngase në minutën 64 ka qenë Atdhe Grajqevci, i cili e ka barazuar rezultatin në 2 me 2 pasi që me një goditje të furishme ka qëlluar pingulen e majtë dhe prej aty topi është futur në rrjetë.

Për të shpëtuar ndeshjen, Gjilani ka shënuar katër minuta para përfundimit, kur Pepa ka harkuar për zëvendësuesin Vilber Perez, i cili ka futur topin në rrjetë.

 

You Might Also Like