Futboll

KF Shkëndija kampione ndër Fatosë U-13

KF Shkëndija e Gjilanit është shpallë kampione ndër fatosë në garat që i ka organizuar Lidhja Rajonale e Gjilanit. Ky ekip që është një fidanishte e futbollistëve të rinj, nën udhëheqjen e dy pedagogëve të futbollit Selim Muja dhe Veton Xhemajli edhe kësaj here është dëshmuar se në këtë ekip punohet shumë, andaj me plot meritë, pas përfundimit të kampionatit është nderuar me Kupën e Kampionit.

Meris Maliqi, lojtar i po këtij ekipi është shpallë golashënuesi më i mirë, duke realizuar 29 gola, kurse ai dhe bashkëlojtarët e tij i ndihmuan ekipit që të grumbullojë 49 pikë, që ishin të mjaftueshme për të arritur vendin e parë, shtatë më shumë se i dyti në tabelë FC Drita.

Trajnerët Selim Muja dhe Veton Xhemajli kanë theksuar se kishin një gjeneratë të mirë dhe se mundi, djersa dhe angazhimi i lojtarëve dhe i shtabit teknik u shpaguan dhe u kurorëzuan me titull kampioni. Sipas tyre, nga ky ekip pritet të dalin lojtarë të cilët do të bëjnë emër në futbollin gjilanas dhe atë kosovarë dhe janë zotuar se do të vazhdojnë edhe më tej vetëm e vetëm që kjo gjeneratë të arrijë suksese edhe të mëtejme.

You Might Also Like